Zbulohet kutia e zezë e avionit turk të rrëzuar në Iran
Zv/prefekti i zonës Cahar’mahal Bakhtiari në perëndim të Iranit njoftoi zbulimin e kutisë së zezë të avionit turke të rrëzuar në afërsi të qytetit Kurd.
Xhaafar Mardani, zëvendës prefekti i zonës Cahar’mahal Bakhtiari për çështjet politike dhe të sigurisë njoftoi se pas gjetjes së kutisë së zezë të avionit është dhënë urdhri për transferimin e saj sipas normave ligjore. Një avion privat turk u rrëzua në qytetin jugperëndimor të Iranit, Shahr-e Kurd. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, 6 ekipe shpëtimi janë dërguar në vendin e aksidentit. Asnjë raport nuk është marrë ende për viktimat e mundshme të aksidentit. Avionit turk thuhet se ka pasur 11 vetë në bord. Aeroplani ishte duke shkuar në Stamboll nga Sharxhah, tha Shefi i zyrës së marrëdhënieve publike të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, Reza Xhafarzade. Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, avioni i tipit Canadian Bombardier 604 ishte në pronësi të kompanisë turke Holdings Basaran. Burime turke kanë shkruar se avioni i rrëzuar mbante Mina Basharan, vajza e Husein Basharan, pronar i Holding Basaran dhe një grup miqsh. Sipas kanalit Haber Turk, ajo, së bashku me shtatë miq të saj, po kthehej pasi festoi ceremoninë e diplomimit të një miku që ishte në Dubai.