Irani, poseduesi i tretë i teknologjisë për ndërtimin e tubacioneve detare
Me nisjen e njësisë së parë të prodhimit të tubacionit dhe komponentëve të naftës dhe gazit, Irani u bë poseduesi i tretë i teknologjisë për ndërtimin e tubacioneve detare pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.
Mohamed Tudeh Falah, drejtor i kompanisë iraniane 'Shid Arian Kish' në Iranin jugor, tha: "Ndërtimi i strukturave dhe komponentëve të nevojshëm për tubacionet e naftës dhe gazit, si rrjedhja e tubacioneve në vitet e fundit, vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Britania kishin në dispozicion katër kompani ndërkombëtare, por tani është nisur në ishullin Kish njësia e parë e pajisjeve për mirëmbajtjen e tubacioneve të naftës dhe gazit në zonat tokësore dhe detare të Iranit. Mohamed Tudeh Falah shtoi: "Për fat të mirë, kompania iraniane "Shid Arian Kish", përveç furnizimit të nevojave të Iranit, është në gjendje të eksportojë produktet e saj në shumë vende të Azisë, Evropës dhe Afrikës dhe tani Irani është vendi i vetëm në rajon që posedon një teknologji të tillë. Ai tha se kjo kompani është prodhuesi i tretë më i madh global i kësaj teknologjie pas rivalëve amerikanë dhe anglezë, duke arritur të eksportojë mallra në 22 destinacione të huaja që nga fillimi i linjës së parë.