Kasemi: Prania e Iranit në rajon është për të ndihmuar sigurinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71029-kasemi_prania_e_iranit_në_rajon_është_për_të_ndihmuar_sigurinë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se duke marrë parasysh pozitën e Republikës Islamike të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme, Irani për të ndihmuar garantimin e sigurisë në rajon, ka prani qenësore dhe natyrore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2018 10:29 Europe/Tirane
  • Kasemi: Prania e Iranit në rajon është për të ndihmuar sigurinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se duke marrë parasysh pozitën e Republikës Islamike të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme, Irani për të ndihmuar garantimin e sigurisë në rajon, ka prani qenësore dhe natyrore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bahram Kasemi të mërkurën në konferencën për shtyp të zhvilluar në Teheran, në lidhje me kërcënimet e reja të presidentit të Amerikës ndaj Iranit, deklaroi: "Irani me civilizimin e tij të madh, në çdo vend të botës ka patur prani pozitive. Prania e instruktorëve ushtarak të Iranit në Siri gjithashtu është për të ndihmuar sigurinë dhe kthimin e stabilitetit në këtë vend dhe shpresojmë që kriza e Sirisë të zgjidhet sa më shpejtë. Garantimi i sigurisë dhe stabilitetit në rajon ka nevojë për bashkëpunim kolektiv, por për fat të keq disa vende të rajonit përveçse nuk marrin kurrfarë masash për të ndihmuar paqen dhe sigurinë në rajon, ato synojnë të blejnë sigurinë nga vendet e tjera". Bahram Kasemi në lidhje me zhvillimin e takimit të radhës së komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore në Vjenë i cili pritet të zhvillohet të premten, tha: "Në këtë takim do të shqyrtohen probleme të shumta dhe sabotimet e palës tjetër që janë bërë nga ana e Amerikës". Bahram Kasemi me këtë rast tha se qëllimi i vizitës së ministrit të punëve të jashtme në Republikën e Azerbajxhanit është afrimi i lidhjeve mes vendeve të rajonit sh shtoi: "Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të paqes dhe stabilitetit të rajonit dhe duhet të bashkëpunohet në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe garantimit të sigurisë rajonale". Në lidhje me negociatat e Amerikës dhe Koresë Veriore, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit theksoi: "Çfarëdo përpjekje për paqen dhe stabilitetin global, mbështetet edhe nga Irani, mirëpo në veprim është vërtetuar se nuk mund të besohet në veprimet dhe politikën e amerikanëve".