Analizohen mundësitë e bashkëpunimit të Iranit dhe Bjellorusisë
Mustafa Ovejsi, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Bejllorusi, në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe, u takua me Vitaly Vovak, ministër i industrisë së këtij vendi.
Në këtë takim janë diskutuar rrugët e zgjerimit të bashkëpunimeve bilaterale Iran-Bjellorusi. Mustafa Ovejsi dhe Vitaly Vovak, gjithashtu kanë diskutuar për bashkëpunimet ekonomike, industriale, tregtare dhe për çështje të tjera të interesit dypalësh. Nga ana e tij ambasadori Ovjesi përmendi takimin e 14-të të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik Iran-Bjellorusi në Teheran dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve dypalëshe tha se këto marrëveshje janë të rëndësishme për perspektivën e së ardhmes dhe për këtë duhen eliminuar faktorët që pengojnë zgjerimin e marrëdhënieve Iran-Bjellorusi. Nga ana e tij ministri Vovak përshëndeti rezultatet e takimit të komisionit të përbashkët Iran-Bjellorusi në Teheran dhe kërkoi shtimin e kontakteve mes organeve dhe autoriteteve të të dy vendeve me qëllim që objektivat e takimit të Teheranit të realizohen sa më shpejt që të jetë e mundur.