Zarif kthehet në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71181-zarif_kthehet_në_teheran
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u kthye në Teheran të premten në mbrëmje pas dy ditëve të vizitës intensive që pati në Baku dhe Astaneh, duke marrë pjesë në dy takime shumëpalëshe dhe duke u takuar me zyrtarë nga disa vende fqinje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 16, 2018 21:48 Europe/Tirane
  • Zarif kthehet në Teheran

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u kthye në Teheran të premten në mbrëmje pas dy ditëve të vizitës intensive që pati në Baku dhe Astaneh, duke marrë pjesë në dy takime shumëpalëshe dhe duke u takuar me zyrtarë nga disa vende fqinje.

 Zarif mbërriti në Baku të enjten në mëngjes në krye të një delegacioni politik për të marrë pjesë në takimin e kuartetit të ministrave të jashtëm të Azerbajxhanit, Iranit, Turqisë dhe Gjeorgjisë. Zarif u takua me presidentin e Azerbajxhanit Elham Alijev në Baku, përveç pjesëmarrjes në takimin e kuartetit të ministrave të jashtëm të Azerbajxhanit, Iranit, Turqisë dhe Gjeorgjisë.  Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit në takim me z. Mohamed Xhead Zarif në Baku, theksoi: "Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Baku duhet të thellohen edhe më shumë, sepse një gjë e tillë është në interes të të dyja vendeve".  Ministri i jashtëm i Iranit u largua nga Baku të enjten pasdite për në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve garantuese të paqes në Siri (Iran, Rusi dhe Turqi). Ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë të premten në mbrëmje, pas takimit trepalësh, zhvilluan një takim  me presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbajev.