Eragçi reagon ndaj polemikave të Reuters
Zëvendësi politik I ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, dje në mbrëmje duke reaguar ndaj deklaratave të Reuters e cila është shprehur se Evropa mund të vendosë sanksione kundër Iranit ka thënë se Evropa dëshiron ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe heqjen e sanksioneve.
Agjencia Reuteres e lajmeve dje ka pretenduar se Gjermania, Britania dhe Franca për të inkurajuar presidentin Donald Trump që të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 do të vendosin sanksione të reja kundër Iranit. Sejed Abas Eragçi tha se ajo çka Evropa ka theksuar në takimet dypalëshe dhe në kuadër të komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore është se Evropa dëshiron fuqishëm ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe sipas kësaj marrëveshjeje të gjitha sanksionet duhen hequr dhe Irani mund të përfitojë nga anulimi i tyre. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera ha se nëse evropianët duan të vendosin sanksione jo bërthamore për të marrë pëlqimin e presidentit amerikan ata bëjnë një gabim të madh i cili do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në marrëveshjen bërthamore dhe vazhdimin e saj. Ai tha se Evropa bën mirë të vazhdojë rrugën që ka ndjekur deri tani për të detyruar Amerikën që të zbatojë angazhimet e saj sepse në nuk ka asnjë rrugë tjetër për të ruajtur marrëveshjen bërthamore përveçse Amerika dhe palët e tjera nënshkruese të saj të zbatojnë plotësisht pikat e kësaj marrëveshjeje. Trump duke pretenduar se marrëveshja bërthamore garanton vetëm interesat e Iranit ka kërkuar ndryshimin e saj.