Mesazhi i presidentit iranian me rastin e Vitit të Ri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71394-mesazhi_i_presidentit_iranian_me_rastin_e_vitit_të_ri
Në një mesazh me rastin e fillimit të vitit 1397, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, përkundër kërkesave dhe përpjekjeve atyre që nuk ia duan të mirën  Republikës Islamike të Iranit, e konsideroi vitin e kaluar si vit të suksesit dhe fitores së popullit të madh iranian në aspekte të ndryshme, ku uniteti dhe madhështia mbarëkombëtare, ka bërë që të gjithë armiqtë e RII të mbeten të habitur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2018 15:34 Europe/Tirane
  • Mesazhi i presidentit iranian me rastin e Vitit të Ri

Në një mesazh me rastin e fillimit të vitit 1397, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, përkundër kërkesave dhe përpjekjeve atyre që nuk ia duan të mirën  Republikës Islamike të Iranit, e konsideroi vitin e kaluar si vit të suksesit dhe fitores së popullit të madh iranian në aspekte të ndryshme, ku uniteti dhe madhështia mbarëkombëtare, ka bërë që të gjithë armiqtë e RII të mbeten të habitur.

Hasan Ruhani, të martën në mbrëmje ka thënë se populli i madh iranian i cili gjithmonë ka qenë krijues i paqes dhe qetësisë në rajon dhe në botë, në vitin 1396 me përpjekjet e tij të vazhdueshme, të ushtarëve dhe diplomatëve, kanë arritur të qëndrojnë përballë popullit irakian, sirian dhe libanez, për të krijuar më shumë stabilitet dhe siguri për rajonin. Presidenti i RII po ashtu duke iu drejtuar popullit të madh iranian, ka theksuar po ashtu sikurse Lideri suprem i Revolucionit islamik se viti i ri do të jetë vit i prodhimit kombëtar dhe i mbështetjes së mallrave iraniane dhe vit i punësimit dhe i prosperitetit. Ruhani i ka uruar Vitin e ri popullit të madh iranian, iranianëve jashtë vendit dhe po ashtu edhe të afërmit dhe fqinjët që festojnë Nevruzin. Lideri suprem i Revolucionit islamik, në një mesazh me rastin e fillimit të vitit 1397 hixhri shamsi, duke uruar të gjithë iranianët e posaçërisht familjet e dëshmorëve, veteranët dhe të rinjtë, adoleshentët dhe shkencëtarët e vendit dhe duke shprehur dëshirën për një Vit të ri të lumtur e pa brenga, një vit plot me të mira dhe bekime, Vitin e Ri e ka quajtur si vit i "Mbështetjes së mallrave iraniane".