Në panairin ndërkombëtar të Ankarasë prezantohen vendet turistike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71576-në_panairin_ndërkombëtar_të_ankarasë_prezantohen_vendet_turistike_të_iranit
Tre kompani iraniane me pjesëmarrjen e tyre në panairin ndërkombëtar të turizmit në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, kanë prezantuar vendet e bukura turistike të Iranit për të interesuarit në këtë panair.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2018 10:33 Europe/Tirane
  • Në panairin ndërkombëtar të Ankarasë prezantohen vendet turistike të Iranit

Tre kompani iraniane me pjesëmarrjen e tyre në panairin ndërkombëtar të turizmit në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, kanë prezantuar vendet e bukura turistike të Iranit për të interesuarit në këtë panair.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Sayfar Khani, konsulli kulturor i Iranit në Turqi gjatë pjesëmarrjes në këtë panair deklaroi: “Kompanitë iraniane me pjesëmarrjen e tyre në këtë panair, mund të prezantojnë kapacitetet dhe potencialet turistike të Iranit për të interesuarit jashtë vendit. Në këtë panair vendet turistike të Republikës Islamike të Iranit janë prezantuar në tre pavijone. Panairi i tretë ndërkombëtar i turizmit në Ankara është hapur ditën e enjte gjatë një ceremonie me praninë e ministrit të kulturës dhe turizmit të Turqisë në qytetin e Ankarasë.