Abdulahian i drejtohet Al Saudit: Merrni mësim nga historia!
(last modified Mon, 26 Mar 2018 11:11:56 GMT )
Mars 26, 2018 13:11 Europe/Tirane
  • Abdulahian i drejtohet Al Saudit: Merrni mësim nga historia!

Këshilltari i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, duke iu referuar fillimit të vitit të katërt të rezistencës së popullit jemenas kundër sulmeve të Arabisë Saudite, i është drejtuar Al Saudit, duke thënë: Merrni mësim nga historia.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Amir Abdulahian në Tuiter ka shkruar: "Zoti Adel al Xhubejr! Tre vjet më parë, në shpërthimin e agresionit kundër Jemenit, në Xheda, ju thatë: "Në më pak se tre javë, Arabia Saudite do të shkatërrojë Ansarallahun në veri të Jemenit". Arabia Saudite sulmoi Jemenin me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve arabe nga marsi i 2015 me pretekstin e kthimit në këtë vend të presidentit të vetëdorëhequr Abdurrabeh Mansur Hadi. Populli i Jemenit për të tretin vit radhazi përballet me agresionin e Arabisë Saudite dhe të aleatëve të saj, ku janë vrarë dhe plagosur dhjetëra mijëra civilë jemenas dhe janë zhvendosur miliona të tjerë dhe është shkatërruar në masë të madhe infrastruktura e këtij vendi. Në sulmet e saj kundër Jemenit, Arabia Saudite gëzon mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë financiare, ushtarake, politike, të sigurisë dhe të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të regjimit sionist.

 

Tags