Adel Xhubejr përsëri lëshon mesazhe kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74946-adel_xhubejr_përsëri_lëshon_mesazhe_kundër_iranit
Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite në një gënjeshtër të re kundër Iranit, ka akuzuar Iranin për kryerjen e sulmeve kundër Arabisë Saudite.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 08, 2018 19:26 Europe/Tirane
  • Adel Xhubejr përsëri lëshon mesazhe kundër Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite në një gënjeshtër të re kundër Iranit, ka akuzuar Iranin për kryerjen e sulmeve kundër Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Arabija ka njoftuar se Adel Xhubejr, ministri i Arabisë Saudite, në vazhdën e qëndrimeve të tij anti-iraniane në një mesazh të publikuar në Twitter duke përsëritur pretendimet e pabaza të Arabisë Saudite, ka shkruar: “Sulmet e lëvizjes Ansarullah të administruar nga Irani tregojnë se ata janë terrorist, por ato nuk mund të ushtrojnë kurrfarë ndikim mbi stabilitetin e Arabisë Saudite”. Ky mesazhe i Adel Xhubejr publikohet disa ditë pas pretendimeve të zëdhënësit të koalicionit agresor saudit në lidhje me ndihmën me armatime të Iranit ndaj Jemenit.