Abdulahian: Sanksionet e Evropës kundër Iranit, dëmtojnë mundësinë e dialogut me Teheranin
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit deklaroi se vendosja e sanksioneve të reja nga ana e Evropës me pretekstin e mbështetjes së Iranit për Sirinë, mund të dëmtojë rëndë mundësinë e dialogut mes Teheranit dhe Evropës.
Husein Amir Abdulahian, ka thënë: Irani me krenari shpall se së bashku me aleatët e tij nuk ka lejuar që grupi terrorist ISIS dhe grupet e tjera terroriste të sundojnë Sirinë dhe Rajonin dhe për këtë bota duhet të falënderojë Iranin. Gjermania, Franca dhe Anglia duke ndjekur pretendimet e Donald Trump për kushtet e qëndrimit të Amerikës në marrëveshjen bërthamore, i kanë propozuar BE sanksione të reja kundër Iranit. Këto sanksione do të vendosen ndaj personave që lidhen me programin raketor të Iranit dhe me aktivitetet e Teheranit në Siri. Autoritetet iraniane i kanë rikujtuar Evropës se vendosja e sanksioneve jo bërthamore është një gabim i madh që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në programin e përbashkët të veprimit për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.