Irani reagon ndaj deklaratës së princit saudit të kurorës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72050-irani_reagon_ndaj_deklaratës_së_princit_saudit_të_kurorës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të princit saudit të kurorës në Arabinë Saudite ka thënë: Deklarata e papjekur e një princi të ri të Arabisë Saudite nuk mund të devijojë vëmendjen e opinionit publik nga krimet e këtij vendi në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2018 06:03 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj deklaratës së princit saudit të kurorës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të princit saudit të kurorës në Arabinë Saudite ka thënë: Deklarata e papjekur e një princi të ri të Arabisë Saudite nuk mund të devijojë vëmendjen e opinionit publik nga krimet e këtij vendi në rajon.

Behram Kasemi, ka reaguar ndaj deklaratës së Muhamed Bin Selman I cili ka folur për mundësinë e një lufte me Iranin Brenda 10-15 viteve të ardhshme dhe ka thënë: Ky princ i ri ose nuk e di se çfarë është lufta, ose nuk e ka kuptuar historinë dhe fuqinë e Iranit. Është e mira që figurat me eksperiencë në Arabinë Saudite të këshillojnë këtë princ të kurorës dhe t’i bëjnë atij të qartë se si Sadami që veten e konsideronte padronin e Botës Arabe dhe si në lindja dhe perëndimit së bashku me sheikët arabë e mbështesnin atë, u gjunjëzua përballë vullnetit të kombit iranian.