Dita kombëtare e Republikës Islamike/ Populli ka thënë Po
Procesi i parë i votimit në Republikën Islamike të Iranit, është mbajtur më 1 prill të vitit 1980.
Ky votim ishte referendumi me anë të të cilit populli iranian vendosi për sistemin e ardhshëm të vendit d.m.th. Republikën Islamike të Iranit. Ky referendum u dha mundësi të gjithë iranianëve që të marrin një vendim historik dhe të caktojnë një shtet që ka mbështetjen e popullit. Në këtë referendum, 98% e votuesve i kanë thënë “Po” sistemit të ri që ishte po-ja më e fortë në historinë e Iranit. Imam Khomeini (ra) në atë kohë votoi në qytetin Koom. Imam Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit ishte tepër strikt ndaj zbatimit të ligjit. Ai ka thënë: Çdokush mund të votojë vetëm një herë. Asnjë prej reporterëve nuk ka mundur të regjistrojë momentin e votimit të imamit, mirëpo ai imam nuk ka pranuar të votojë përsëri vetëm për të filmuar atë moment. Ahmed Sadr Haxh Said Xhvadi, ish ministër i brendshëm i Iranit, në përfundim të referendumit të 1 prillit 1980, ka thënë: Imam Khomeini që në fillim ka theksuar organizimin e referendumit për përcaktimin e shtetit të ardhshëm të vendit. Pra 22 Bahmani nuk ishte një arsye e mjaftueshme për vendosjen e Republikës Islamik, por duhej edhe vota e popullit për përcaktimin e shtetit. Në fund të vitit 1979 grupet politike në vend, arritën në përfundimin se organizimi i referendumit është i nevojshëm. Miqtë dhe ndjekësit e imamit, në atë kohë u angazhuar për të prezantuar kuptimin e Republikës Islamike. Të gjitha grupet dhe që të dyja anët kishin kohë të mjaftueshme për të shprehur pikëpamjet e tyre për mënyrën e shtetit të ardhshëm. Edhe grupet majtiste ishin aktive në këtë fushë. Në anë tjetër ishin grupet e lidhura me imamin që përfaqësoheshin nga figura të njohura si martir Beheshti, martir Mutahari, etj. të cilët u përgjigjeshin pyetjeve lidhur me Republikën Islamike. Pas 22 Bahmanit të vitit 1979, me urdhër të imamit, inxhinier Bozargani formoi qeverinë e përkohshme të Iranit. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, në prani të imam Khomeinit (ra), lexoi dekretin. Uniteti i forcave revolucionare u arrit në formë të pranueshme. Shumë nga organet e vendit po merrnin formë dhe udhëheqja e imam Khomeinit (ra) ishte e pranueshme nga të gjitha grupet politike. Tani kishte ardhur koha që të shpallej një nga vendimet historike të imamit. Ky është ai vendim për të cilin ai ka folur që në kohën kur ndodhej në internim. Shumë u habitën nga ky vendim i imamit. Për ata lindi pyetja se përse është e nevojshme organizimi i një referendumi në kohën kur i gjithë populli duke marrë pjesë në revolucion, tregoi se është plotësisht pro vendosjes së shtetit të Republikës Islamike në Iran. Pikëpamja e imam Khomeinit (ra) ishte e qartë pasi ai kishte thënë “ Unë do të votojë pro Republikës Islamike, mirëpo populli është i lirë t’i thotë po ose jo republikës islamike dhe të zgjidhë shtetin e vet”. Dr. Xhevad Mansuri ekspert i historisë së revolucionit islamik thotë: Më 30—31 mars të gjitha qytetet vunë re kutitë e bardha të votimit ku njerëzit kanë votuar lirshëm. 1 prilli i vitit 1980 është një nga ditët më të rëndësishme të rrjedhës së revolucionit islamik të Iranit. Ajo ishte dita e përcaktimit të së drejtës së votës dhe zgjedhjes së popullit në Iran dhe kjo tregoi se sa të rëndësishme janë zgjedhjet në Republikën Islamike të Iranit. Zgjedhjet në Republikën islamike të Iranit, që në fillim e deri më sot gjithmonë kanë qenë jetike dhe populli iranian gjithmonë ka qenë ai që ka marrë vendimin kryesor. Nga pikëpamja e imamit dhe pas tij nga pikëpamja e lideri suprem, vota e popullit është e drejtë e patjetërsueshme në Republikën Islamike të Iranit. Lideri suprem ka thënë: Me padyshim referendumi i 1 prillit është i pashoq në të gjithë botën. Ndërsa dr. Haki profesor universitetit dhe ekspert i çështjeve politike thotë; Në vitet pas referendumit edhe në kohë kur vendi ishte në luftë, data e organizimit të zgjedhjeve nuk është shtyrë asnjëherë dhe gjithmonë ka qenë populli ai që ka zgjedhur qeveritë dhe personalitetet e larta të vendit dhe ky është kuptimi i demokracisë fetare.