Larixhani, dënon krimet e sionistëve kundër palestinezëve
(last modified Sun, 01 Apr 2018 07:18:39 GMT )
Prill 01, 2018 09:18 Europe/Tirane
  • Larixhani, dënon krimet e sionistëve kundër palestinezëve

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit, njëkohësisht kryetar i unionit nërparlamentar të vendeve anëtare në OBI, ka dënuar veprimet kriminale dhe çnjerëzore të regjimit sionist ndaj protestuesve paqedashës palestinezë në ditën e kthimit dhe nga parlamentet e vendeve islamike kërkoi të marrin masa kundër këtij regjimi.

Ditën e premte në përvjetorin e 42-të të Ditës së Tokës ku u organizuan protesta për të drejtën e kthimit në atdhe, forcat sioniste kanë sulmuar palestinezët në rripin e gazës. Në këtë sulm 17 palestinezë janë martirizuar dhe me mijëra të tjerë janë plagosur. Ali Larixhani, kryetari i parlamentit islamik të Iranit pasi dënoi këtë krim që u bë me mbështetjen e Amerikës ka thënë: Politikat tensionuese dhe konfliktuale të sionistëve dhe përpjekjet e Donald Trump presidentit amerikan për transferimin e ambasadës amerikane për në Kods, janë komplote të rrezikshme që rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Terroristët e pranishëm në Tel Aviv, njohin vetëm gjuhën e forcës dhe rezistenca është elementi më i rëndësishmen në përballje me qëllimet ekspansioniste të regjimit sionist. kryetari Larixhani nga parlamentet islamike dhe të botës kërkoi të marrin masat e duhura për të dënuar sionistët dhe për të mbështetur të drejtat legjitime të palestinezëve si dhe të parandalojnë nisjen e një krize të re.

 

 

Tags