Organizohet festa e flamurit në Iran
Festa Kombëtare e Flamurit në Iran, u organizua sot në prani të Muhamed’xhevad Azari’çoharmi ministër i komunikacionit dhe teknologjisë informative të iranit së bashku me disa nga sportistët kampionë iranianë.
Ceremonia u organizua në kompleksin rezidencial Saad Abad në Teheran ku u ngrit flamuri 150 metra i gjatë me një sipërfaqe 1 mijë metra katrorë. Me rastin e festës kombëtare të flamurit, ministri Azari’çoharmi ka thënë: Sot Festa Kombëtare e Flamurit organizohet në kushtet kur martirët kanë dhënë jetën e tyre që ky flamur të qëndrojë gjithmonë lart duke u valëvitur. Sot sportistët si Kimia Ali’zade dhe Arash Ismaili kanë luajtur rol në ruajtjen dhe ngritjen e flamurit po aq sa martirët e shtrenjtë të cilët me padyshim nuk lejojnë që flamuri të digjet në Iran. Ministri iranian i komunikacionit dhe teknologjisë informative ndër të tjera tha se qeveria iraniane është e angazhuar të plotësojë të gjitha kërkesat e popullit iranian.