Ngushëllime me rastin e përvjetorit të vdekjes së Hazretit Zejnebe (s.a.)
Në përvjetorin e vdekjes së Hazretit Zejnebe (s.a.) i gjithë Irani Islamik është veshur në të zi. Sot më 15 rexheb të vitit 1439 hixhri kameri që përkon me 2 prill të vitit 2018, është përvjetori i vdekjes së Hazretit Zejnebe (s.a.), mbesës së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe bijës së Hazretit Fatime (s.a.) dhe të Imam Aliut (a.s.).
Agjencia e lajmeve ISIB njoftoi flamuri i zisë është ngritur mbi mauzoleun e Imam Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit dhe një numër i madh i besimtarëve myslimanëve dhe i dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) kanë shkuar për të vizituar këtë vend dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e zimbajtjes. Me këtë rast Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit shpreh ngushëllime për të gjithë myslimanët dhe dashamirësitë e Ehli Bejtit (a.s.) në të gjithë botën.