Përurohen medikamente të reja atomike në Iran më 9 prill
(last modified Tue, 03 Apr 2018 11:54:31 GMT )
Prill 03, 2018 13:54 Europe/Tirane
  • Përurohen medikamente të reja atomike në Iran më 9 prill

Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se më 9 prill me rastin e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Atomike të Iranit, gjatë një ceremonie në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, do të përurohen medikamente dhe teknologji të reja atomike të Iran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se 9 prilli është Dita Kombëtare e Energjisë Atomike në Iran që manifestohet në shenjë vlerësimit të përpjekjes dhe punës së shkencëtarëve atomik të Iranit në plotësimin e ciklit teknologjike për prodhimin e lëndëve djegëse atomike. Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, të martën tha: "Republika Islamike e Iranit në fushën e readiomedikamenteve ka shënuar progres të konsiderueshëm dhe përveç sigurimit të medikamenteve për mbi një milion pacientë brenda në Iran, radiomedikamente eksporton edhe jashtë vendit.