Erdogan pret presidentin e Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72354-erdogan_pret_presidentin_e_republikës_islamike_të_iranit
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, i cili ka shkuar në Turqi për të marrë pjesë në takimin trepalësh të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me krizën në Siri, të mërkurën (sot) gjatë një ceremoni solemne, është pritur nga Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 04, 2018 08:54 Europe/Tirane
  • Erdogan pret presidentin e Republikës Islamike të Iranit

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, i cili ka shkuar në Turqi për të marrë pjesë në takimin trepalësh të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me krizën në Siri, të mërkurën (sot) gjatë një ceremoni solemne, është pritur nga Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë.

Pas ceremonisë solemne, z. Hasan Ruhani zhvillon një takim dypalësh me presidentin e Turqisë dhe më pas do të zhvillojë një takim dypalësh edhe me presidentin e Rusisë. Pas zhvillimit të takimeve dypalëshe, presidenti iranian Hasan Ruhani, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një takim trepalësh për të diskutuar në lidhje me zhvillimet në Siri ku do të bisedohet edhe për rrugët e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në takimin e Astanas dhe në takimin e krerëve të tre vendeve që u zhvillua në Soçi të Rusisë. Muhamed Xhavad Zarif, Sergei Lavrov dhe Mevlyt Çaushoglu, ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, gjithashtu do të marrin pjesë në këtë takim.