Ministri iranian i mbrojtjes: Forcat e huaja të largohen nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72396-ministri_iranian_i_mbrojtjes_forcat_e_huaja_të_largohen_nga_siria
Ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se forcat të cilat pa lejen dhe aprovimin e qeverisë siriane ndodhen në Siri, duhet të largohen nga ky vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2018 06:36 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i mbrojtjes: Forcat e huaja të largohen nga Siria

Ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se forcat të cilat pa lejen dhe aprovimin e qeverisë siriane ndodhen në Siri, duhet të largohen nga ky vend.

Amir Hatami ministër I mbrojtjes I Iranit në një intervistë për Rusia Today duke iu drejtuar autoriteteve turke prej tyre kërkoi që shqetësimet e veta mbi veriun e Sirisë t’i zgjidhin duke bashkëpunuar me Damaskun. Amir Hatami gjithashtu paralajmëroi mbi mundësinë e shtimit të tensioneve dhe krizave në Lindjen e Mesme për shkak të politikave të Uashingtonit dhe tha se politikat amerikane në rajon për shtypjen e ISIS kanë dështuar. Më herët në një konferencë të sigurisë në Moskë, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje dështimin e grupit terrorist ISIS në rajon tha se dështimi i ISIS është i barabartë me dështimin e politikave rajonale të Amerikës, mirëpo pritet që kjo të bëhet shkak për nisjen e një faze të re armiqësie në rajon. Konferenca e 7-të ndërkombëtare e sigurisë në Moskë u mbajt ditën e mërkurë në prani të ministrave të mbrojtjes, shefat e shtabeve ushtarake, komandantë të lartë ushtarakë, autoritete të forcave ushtarake dhe mbrojtëse dhe përgjegjës të OKB nga 80 vende të botës.