Zarif: Mjelja e Arabisë Saudite vazhdon akoma
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72398-zarif_mjelja_e_arabisë_saudite_vazhdon_akoma
Mjelja e Arabisë Saudite nga Donald Trump, president i Amerikës, vazhdon pa ndërprerje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2018 06:37 Europe/Tirane
  • Zarif: Mjelja e Arabisë Saudite vazhdon akoma

Mjelja e Arabisë Saudite nga Donald Trump, president i Amerikës, vazhdon pa ndërprerje.

Kështu deklaroi Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili duke reaguar ndaj vazhdimit të pranisë ushtarake të Amerikës në Siri ka thënë: Presidenti amerikan ka kërkuar 4 miliard dollarë të tjera nga mbështetësit financiarë të ISIS për të vazhduar praninë ushtarake të Amerikës në Siri. Të tilla  veprime bëhen për të ndryshuar sukseset në përballje me radikalët dhe terroristët dhe me qëllim dobësimin e unitetit kombëtar në Siri. Donald Trump, president i Amerikës, kohët e fundit ka thënë se dëshiron të tërheqë trupat amerikane nga Siria. Ai ditën e martë pretendoi se këto trupa mund të qëndrojnë në Siri vetëm në rast se Arabia Saudite paguan shpenzimet e forcave amerikane në Siri. Më herët Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se misioni ushtarak amerikan për shkatërrimin e ISIS po përfundon shumë shpejt dhe ISIS pothuajse është zhdukur në Siri. Një prej autoriteteve amerikane në kushte anonimiteti ka thënë se Donald Trump presidenti amerikan, në takimin e këshillit të sigurisë kombëtare në Amerikë ka pranuar qëndrimin përkohësisht të forcave amerikane në Siri.