Velajeti: Iran për ta mbrojtur veten, nuk merr leje nga askush
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72420-velajeti_iran_për_ta_mbrojtur_veten_nuk_merr_leje_nga_askush
Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit në sektorin e mbrojtjes ka arritur progres të rëndësishëm dhe për ta mbrojtur veten, nuk merr leje nga askush.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2018 11:19 Europe/Tirane
  • Velajeti: Iran për ta mbrojtur veten, nuk merr leje nga askush

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit në sektorin e mbrojtjes ka arritur progres të rëndësishëm dhe për ta mbrojtur veten, nuk merr leje nga askush.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Akbar Velajeti të enjten në një prononcim para gazetarëve, reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump rreth pranisë ushtarake të SHBA-ve në Siri dhe deklaroi: "Amerika dhe aleatët e saj si regjimi i Izraelit dhe Arabia Saudite për më shumë se shtatë vite kanë bërë përpjekje për rrëzimin e qeverisë legjitime të Sirisë, mirëpo nuk kanë mundur të realizojnë këtë plan. Amerika dhe disa vende të botës kanë filluar një luftë në Siri, mirëpo aktualisht janë përballur me disfatë dhe janë të detyruar të largohen nga ky vend. Sot Irani përkrah Sirisë, Irakut dhe Libanit në Boshtin e Rezistencës, flet fjalën e parë dhe do të qëndrojë me forcë në vijën e parë të frontit të rezistencës dhe nuk lejon asnjë vend të ndërhyjë në çështjet e rezistencës".