Ajetullah Khatami: Njohja zyrtare e regjimit sionist, njollë turpi për regjimit saudit
Imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi se njohja zyrtare e ekzistencës së regjimit sionist nga ana e sauditëve, është njollë turpi për Arabinë Saudite.
Ajetullah Ahmed Khatami në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran, tha se agresioni i regjimit sionist kundër Libanit dhe Rripit të Gazës në vitet e kaluara është bërë me mbështetjen financiare dhe me inkurajimin e Arabisë Saudite, prandaj regjimi Al Saud duhet të gjykohet dhe dënohet në një gjykatë me autoritet islam për derdhjen e gjakut të njerëzve të pafajshëm në Jemen dhe për mbështetjen ndaj grupeve terroriste-takfiriste. Arabia Saudite është partnere në krimet e regjimit sionist. Sauditët kanë shpenzuar me miliona dollarë për të ndërhyrë në zgjedhjet e Irakut dhe Libanit, mirëpo tani po paraqiten shenjat e shkatërrimit të regjimit Al Saud. Ajetullah Ahmed Khatami gjithashtu vuri në dukje krimet e regjimit sionist dhe vrasjen e palestinezëve në protestën e madhe “E drejta e kthimit” dhe tha: “Ekzistenca dhe qenia e regjimit sionist është gjakpirja dhe përgjigje ndaj sionistëve nuk është gjë tjetër, përveç gjuhës së forcës dhe rezistencës. Negociatat me palestinezëve dhe regjimit sionist gjatë viteve të kaluara nuk kanë sjell kurrfarë rezultati dhe këto negociata përveç shpërngulje më të madhe me forcë të palestinezëve nga shtëpitë e tyre, nuk kanë pasur rezultat tjetër, prandaj të flitet për negociata me këtë regjim okupator nuk është vetëm një gabim strategjik, por është një tradhti”. Duke kritikuar heshtjen e vendeve islame ndaj krimeve të regjimit sionist, imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi: “Deklaratat e myftinjve sauditë për të shpallur “haram” protestat në mbështetje ndaj Gazës dhe mirëpritje e tyre nga ana e sionistëve, është një veprim anti-islam dhe tradhti”.