Moda iraniane në ekspozitën ndërkombëtare të modës tradicionale në Katar
Në ekspozitën e parë botërore të modës tradicionale në Katar, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Irani, Turqia, Katari, Siria dhe Maroku.
Sipas njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ekspozita është hapur prej ditës së premte me moton “ veshja ime tradicionale, identiteti im”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë. Reza Shahrivar, konsulli kulturor i Iranit në Katar ka thënë: Irani në këtë ekspozitë është përfaqësuar me 9 veshje të etnive të ndryshme si bakhtiari, lori, kurd, azari, kharasan dhe disa etni të tjera në Iran. Ai lidhur me bashkëpunimin kulturor të Iranit me palën katariote në organizimin e evenimenteve kulturore ka thënë: Kemi shfrytëzuar mundësinë e organizimit të ekspozitës tradicionale të veshjeve në Katar ku ka marrë pjesë një prej modelistëve më të njohur Iranian i cili ka prezantuar mënyrën e qepjes dhe orendimit të veshjeve tradicionale të Iranit për femrat.