Lideri Suprem: Armiqtë të frikësuar nga fuqia e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72648-lideri_suprem_armiqtë_të_frikësuar_nga_fuqia_e_iranit
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei deklaroi se armiqtë e islamit janë të frikësuar nga fuqia në rritje e Iranit, por nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë për ta frenuar atë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2018 14:57 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Armiqtë të frikësuar nga fuqia e Iranit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei deklaroi se armiqtë e islamit janë të frikësuar nga fuqia në rritje e Iranit, por nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë për ta frenuar atë.

Ajetollah Khamenei e bëri këtë deklaratë në një takim të dielën me një grup të komandantëve të lartë të Forcave të Armatosura të Iranit. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik përmendi fuqinë, sigurinë, dinjitetin dhe aftësinë adekuate në kohë nevoje, si qëllimet kryesore të Forcave të Armatosura iraniane, duke vënë në dukje se të gjitha aktivitetet e kryera nga këto forca duhet të synojnë arritjen e qëllimeve të tyre të paracaktuara. Duke iu referuar dinjitetit të Republikës Islamike të Iranit në këtë moment, Ajetollah Khamenei tha: "Arsyeja e sulmeve të tanishme të paprecedenta kundër sistemit islamik të Iranit është fuqia në rritje e tij, sepse armiqtë kanë frikë të madhe nga kjo fuqi dhe si rrjedhim i kanë shtuar sulmet e tyre. " Duke minimizuar përpjekjet e armiqve të Republikës Islamike të Iranit për të frenuar fuqinë e saj, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha: "Pavarësisht nga të gjitha komplotet dhe pavarësisht nga egërsia e armikut, fuqia e sistemit islamik të Iranit do të vazhdojë të rritet çdo ditë.