Lideri suprem: Nuk do të ketë negociata me zyrtarët amerikanë
Lideri suprem Ajetollah Sejed Ali Khamenei ka paralajmëruar se Irani do të lërë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të nënshkruar me gjashtë fuqitë botërore, nëse ajo nuk i shërben interesave të tij.
"Marrëveshja bërthamore, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit është një mjet, jo qëllimi dhe nëse vijmë në këtë përfundim se nuk mund t'i shërbejë interesave tona kombëtare, ne do t’a lëmë atë", ka thënë Lideri suprem në një takim me presidentin e RII z. Hasan Ruhani dhe anëtarët e kabinetit të tij në Teheran të mërkurën. Ajetollah Khamenei tha gjithashtu se Irani nuk do të negociojë me zyrtarët e tanishëm "të pahijshëm dhe irreverentë" të SHBA në asnjë nivel, për të arritur një marrëveshje të re mbi programin e tij bërthamor. Lideri suprem tha se amerikanët kërkojnë të mburren se ata arritën t’a sjellin Iranin në tryezën e negociatave, por Teherani nuk do të mbajë bisedime me ta. Ajetollah Khamenei vuri në dukje se Teherani nuk duhet të mbështesë shpresën e tij tek Evropa për çështje të ndryshme, qoftë ajo marrëveshja bërthamore apo ekonomia. "Evropianët duhet të kuptojnë nga veprat dhe fjalët e zyrtarëve të qeverisë iraniane se veprimet e tyre do të nxisin masat dhe reagimet e duhura nga Republika Islamike e Iranit", vuri në dukje ai. Lideri suprem preku edhe çështjen e ekonomisë dhe i bëri thirrje administratës iraniane të punojë me zell për të zgjidhur problemet ekonomike me të cilat ballafaqohet kombi. "Në lidhje me ekonominë, ka nevojë për forcë të plotë, punë në shkallë të gjerë dhe me përvojë dhe autoritetet përgjegjëse për çështjet ekonomike duhet të punojnë shumë ditë e natë për të zgjidhur problemet", ka thënë Ajetollah Khamenei. Ajetollah Khamenei tha se armiku ka përqendruar vëmendjen e tij në ekonominë e Iranit për shkak të disa dobësive të caktuara ekonomike në vend, duke përsëritur se në trajtimin e problemeve ekonomike zyrtarët duhet të përqendrohen në politikat e ekonomisë së rezistencës që bazohet në prodhimin vendor.