Mesazhi i parë zyrtar i Koresë së Veriut për Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72670-mesazhi_i_parë_zyrtar_i_koresë_së_veriut_për_amerikën
Koreja e Veriut i ka dërguar Amerikës mesazhin e parë të saj zyrtar për bisedime mbi çështjen bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2018 05:32 Europe/Tirane
  • Mesazhi i parë zyrtar i Koresë së Veriut për Amerikën

Koreja e Veriut i ka dërguar Amerikës mesazhin e parë të saj zyrtar për bisedime mbi çështjen bërthamore.

Koreja e Veriut është e gatshme të diskutojë me Shtetet e Bashkuara për të hequr dorë nga armët bërthamore. Të paktën kështu është shprehur së fundmi një zyrtar i lartë amerikan. Kjo mendohet se do të ndodhë gjatë takimit të shumëpërfolur mes Donald Trump dhe liderit komunist Kim Jong Un. Zyrtari amerikan, i cili ka folur ekskluzivisht për “Reuters”, është shprehur se mes SHBA dhe Koresë së Veriut ka pasur kontakte të fshehta kohët e fundit, në të cilat Peniani ka konfirmuar gatishmërinë për të mbajtur takimin historik mes dy liderëve. Komunikimet, të cilat janë ende në një fazë paraprake, kanë përfshirë zyrtarët e Departamentit të Shtetit të cilët kanë folur me përfaqësuesit e Koresë së Veriut me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe oficerëve të inteligjencës nga të dy anët. Donald Trump bëri kërcënime serioze vitin e kaluar për luftë ndaj Koresë së Veriut, ndërsa së fundmi ka befasuar botën duke u shprehur i gatshëm të takohet me Kim Jong Un sa i përket programit bërthamor të shtetit komunist, i cili rrezikon edhe Shtetet e Bashkuara.