Zarif: SHBA po kërkon arsyetime për të ndërhyrë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72774-zarif_shba_po_kërkon_arsyetime_për_të_ndërhyrë_në_siri
Administrata amerikane duket se po kërkon justifikime për të ndërhyrë në Siri, tha para gazetarëve pas mbërritjes në Brazil të martën ministri i jashtëm iranian, Mohamed Xhevad Zarif.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 10, 2018 13:14 Europe/Tirane
  • Zarif: SHBA po kërkon arsyetime për të ndërhyrë në Siri

Administrata amerikane duket se po kërkon justifikime për të ndërhyrë në Siri, tha para gazetarëve pas mbërritjes në Brazil të martën ministri i jashtëm iranian, Mohamed Xhevad Zarif.

Zarif, i cili ka shkuar në Brazil për të diskutuar mbi rrugët e reja për zgjerimin e lidhjeve dypalëshe me popullin e Amerikës Latine, i dënoi sulmet kimike në Siri, duke thënë se Irani ka një qëndrim shumë të qartë lidhur me armët kimike dhe përdorimin e tyre. Irani denoncon përdorimin e armëve kimike nga ose kundër çdokujt, tha ai. Duke iu referuar faktit se regjimi sionist i Izraelit dhe SHBA kishin hyrë në fushën e betejës disa herë në të kaluarën për t'i dhënë zemër terroristëve, Zarif përsëriti se terroristët e mbështetur nga SHBA në Siri nuk janë në gjendje të mirë. Ata po përballen me humbje çdo ditë, tha ai. Sulmi i kohëve të fundit i regjimit sionist nuk është asgjë e re, sepse sa herë që terroristët mposhten, Izraeli nis një operacion, shtoi ministri i jashtëm iranian. Bazuar në informacione autentike, SHBA po transporton elementet terroriste të ISIS në zona të tjera për të përfituar nga pasuritë e atyre zonave, tha Zarif. Ai vazhdoi duke thënë se miratimi i këtyre politikave do të sjellë pasoja të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën.