Bin Selman takohet me kryetaren e grupit MEK
Burimet informative njoftojnë për takimin e kryetares së grupit terrorist MEK me princin e kurorës së Arabisë Saudite bin Selman dhe me ambasadorin e regjimit sionist në Paris.
Sipas këtyre burimeve thuhet se takimi është kryer në pallatin e ri të blerë nga princi I kurorës së Arabisë Saudite në Paris të Francës. Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman, ka vlerësuar rolin e MEK në organizimin e protestave të fundit në disa qytete të Iranit dhe shprehu mbështetjen financiare për këtë grup terrorist. Disa pjesëtarë të grupit terrorist MEK në ditën e parë të vizitës së princit të kurorës së Arabisë Saudite në Paris, janë tubuar përballë ministrisë së jashtme të Francës për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj princin Bin Selman. Marjam Raxhavi, kryetare e grupit terrorist MEK në një intervistë për gazetën saudite Akadh ka thënë: MEK ka pasur gisht në organizimin e trazirave të fundit në disa qytete të Iranit. Në vitin 2017 për disa ditë me radhë banorët e qyteteve të ndryshme në Iran, u ngritën në protesta për qartësimin e situatës së personave që kanë humbur kapitalet e tyre në kompanitë kreditore, por këto protesta u shfrytëzuar nga elementë oportunistë të cilët me mbështetjen e huaj kryen trazira në vend.