Fillon takimi për bashkëpunim atomik mes Iranit dhe Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72828-fillon_takimi_për_bashkëpunim_atomik_mes_iranit_dhe_kinës
Takimi për bashkëpunime ndërkombëtare atomike mes Iranit dhe Kinës ka filluar sot (të mërkurën) në mëngjes në Pekin të Kinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 11, 2018 07:41 Europe/Tirane
  • Fillon takimi për bashkëpunim atomik mes Iranit dhe Kinës

Takimi për bashkëpunime ndërkombëtare atomike mes Iranit dhe Kinës ka filluar sot (të mërkurën) në mëngjes në Pekin të Kinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky takim zhvillohen në vazhdën e takimeve ndërkombëtare për bashkëpunim në fushën e energjisë paqësore atomike që më parë janë zhvilluar në Bruksel, Moskë dhe Esfahan. Në takimin e sotëm në kryeqytetin e Kinës marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve të Grupit 5+1. Gjatë zhvillimit të këtij takimi, pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth çështjeve dhe temave të ndryshme si perspektiva e bashkëpunimeve ndërkombëtare atomike në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Sipas programit të këtij takimi, Behruz Kamalvandi, zv/kryetar i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, në krye të një delegacioni të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit po merr pjesë në këtë takim. Në këtë takim të dy palët do të bisedojnë në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare përkatëse në fushën e energjisë atomike.