Zarif: Amerika ka pësuar falimentim moral
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73038-zarif_amerika_ka_pësuar_falimentim_moral
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike kritikoi përpjekjet e Uashingtonit për të shtyrë sanksionet kundër Iranit, duke njoftuar se Amerika ka pësuar falimentim moral.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 13, 2018 15:37 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika ka pësuar falimentim moral

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike kritikoi përpjekjet e Uashingtonit për të shtyrë sanksionet kundër Iranit, duke njoftuar se Amerika ka pësuar falimentim moral.

"Në të kaluarën Irani u sanksionua për pretendimet e rreme se synonte krijimin e armëve bërthamore. Tani, sanksionet po ri-imponohen, sepse ne nuk kërkojmë armë nukleare?", tha ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif në një postim në llogarinë e tij zyrtare Twitter të premten. Ministri i jashtëm i RII në lidhje me deklaratën e Trump për armët atomike, ka thënë: Irani para marrëveshjes bërthamore nuk ka shkuar në drejtim të krijimit të armëve bërthamore. Tani për aq sa di unë, nuk ka asnjë shenjë që nëse nuk do të ishte marrëveshja bërthamore, iranianët do të shkonin pas armëve atomike.