Zarif dënon agresionin ushtarak të Amerikës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73050-zarif_dënon_agresionin_ushtarak_të_amerikës_në_siri
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, dje në darkë në një bisedë telefonike me Heiko Maas ministër i jashtëm i Gjermanisë, dënoi çdo veprim ushtarak kundër Sirisë me pretekstin e përdorimit të armëve kimike dhe shtoi se kjo kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 14, 2018 05:51 Europe/Tirane
  • Zarif dënon agresionin ushtarak të Amerikës në Siri

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, dje në darkë në një bisedë telefonike me Heiko Maas ministër i jashtëm i Gjermanisë, dënoi çdo veprim ushtarak kundër Sirisë me pretekstin e përdorimit të armëve kimike dhe shtoi se kjo kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit.

Muhamed Xhavad Zarif, në këtë bisedë telefonike dënoi përdorimin e çdo lloj arme kimike dhe theksoi domosdoshmërinë e kryerjes së hetimeve ndërkombëtare mbi pretendimet për sulme kimike në qytetin Duma pjesë e rajonit Gute Lindor në Siri. Autoritetet e Francës, Amerikës, dhe Anglisë dje kanë nisur një agresion ushtarak kundër Sirisë me pretekstin e sulmeve kimike në këtë vend. Terroristët e vendosur në Duma të Sirisë kanë akuzuar qeverinë e Damasku për sulm kimik kundër këtij qyteti që çoi në vrasjen e dhjetëra personave. Këto akuza janë hedhur poshtë kategorikisht nga ana e qeverisë siriane. Mirëpo mediat perëndimore menjëherë pas pretendimeve të terroristëve nisën një luftë të ashpër propaganduese kundër qeverisë Sirianë. Kjo nxiti Amerikën dhe aleatët e saj që pa pasur fakte konkrete të nisin agresionin ushtarak kundër Sirisë.