Larixhani: Sulmet ndaj Sirisë shkelje flagrante e sovranitetit të këtij vendi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73114-larixhani_sulmet_ndaj_sirisë_shkelje_flagrante_e_sovranitetit_të_këtij_vendi
Kryetari i parlamentit të RII ka thënë se sulmet e SHBA, Britanisë dhe Francës kundër Sirisë janë shkelje flagrante e sovranitetit të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 15, 2018 08:20 Europe/Tirane
  • Larixhani: Sulmet ndaj Sirisë shkelje flagrante e sovranitetit të këtij vendi

Kryetari i parlamentit të RII ka thënë se sulmet e SHBA, Britanisë dhe Francës kundër Sirisë janë shkelje flagrante e sovranitetit të Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ali Larixhani të dielën në parlamentin e Iranit ka shprehur keqardhje për sulmet e SHBA, Britanisë dhe Francës në Siri si dhe ka thënë se është për keqardhje që disa vende arabe radhiten përkrah Izraelit në përkrahjen e këtyre sulmeve. Larixhani i ka paralajmëruar SHBA, Francën dhe Britaninë si dhe përkrahësit e tyre rajonalë dhe ndërkombëtare, duke thënë: Parlamenti i RII i konsideron të paligjshme këto sulme dhe i dënon ashpër ato dhe këto sulme bëhen në kohën kur populli sirian ka arritur gati në përfundim të shkatërrimit të terroristëve në këtë vend. Kryetari i parlamentit të RII ka shtuar se forcat e rezistencën do të arrijnë t'i rezistojnë sulmeve të armiqve që synojnë shkatërrimin e vendeve islame. Të shtunën Amerika, Franca dhe Britania kanë sulmuar Sirinë nën pretekstin e sulmeve me armë kimike të ndodhura ditë më parë në Duma të Sirisë.