Gjeneral Xhafari: Komploti i armiqve të rezistencës ka dështuar
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se armiqtë e rezistencës kanë mbledhur të gjithë mundësitë dhe kapacitet dhe pajisjet ushtarake dhe inteligjente në rajon, mirëpo nuk kanë arritur kurrfarë suksesi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Ali Xhafari, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, të hënën në Teheran deklaroi: "Vitin e kaluar, armiqtë nga brenda botës islame krijuan takfiristët dhe pajisën ata për të goditur Revolucionin Islamik dhe Frontin e Rezistencës, mirëpo ky komplot u thye tërësisht me udhëzimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Rrënjët e fitoreve të shumta të Frontit të Rezistencës në rajon janë thellë në mbrojtjen e lavdishme tetë vjeçare të Iranit kundër agresionit ushtarak të ish-regjimit Ba'th të Irakut. Armiku me të gjitha mjetet e tij është munduar që ta thyejë Gardën Revolucionare dhe sidomos sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, mirëpo Irani arriti të shpartallojë ISIS-in dhe të shkatërrojë të gjithë krerët e armikut. Sistemit islamik dhe revolucionar që është formuar në Iran, ndodhet në rrugën e tij kryesore dhe me potencialet që janë krijuar në rajone të ndryshme, do të mbetet i qëndrueshëm".