Mogherini: Ruajtja e marrëveshjes bërthamore, vitale për BE-në
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73216-mogherini_ruajtja_e_marrëveshjes_bërthamore_vitale_për_be_në
Bashkimi Evropian ka ripërsëritur angazhimin e tij të fortë dhe pa mëdyshje për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore  me Iranin nga të gjitha palët, duke thënë se ruajtja e marrëveshjes është jetike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2018 13:39 Europe/Tirane
  • Mogherini: Ruajtja e marrëveshjes bërthamore, vitale për BE-në

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur angazhimin e tij të fortë dhe pa mëdyshje për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore  me Iranin nga të gjitha palët, duke thënë se ruajtja e marrëveshjes është jetike.

 "Evropianët gjithmonë e kanë bërë të qartë, Bashkimi Evropian gjithmonë e ka bërë të qartë se për ne, ruajtja e marrëveshjes është jetësore. Është një interes strategjik për Bashkimin Evropian dhe ne do t'i qëndrojmë asaj," u tha gazetarëve të hënën përpara takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE në Luksemburg, shefja e politikës së jashtme të BE , Federica Mogherini. Mogherini më tej vuri në dukje "afatin përfundimtar" të 12 majit të vendosur nga presidenti i SHBA dhe tha: "Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të punuar me miqtë tanë amerikanë për të siguruar që të gjitha palët të mbeten plotësisht të angazhuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes, siç është rasti deri më tani . " Ajo edhe një herë konfirmoi përputhjen e plotë të Iranit me angazhimet e tij nën  marrëveshjen bërthamore, duke thënë se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike gjithashtu në 10 raporte ka verifikuar respektimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit.