Transaksioni bankar mes Iranit dhe Turqisë në formën Swap
Për herë të parë Irani ka hapur LC ( garanci monetare bankare) me Turqinë për kryerjen e transaksioneve bankare duke përdorur monedhën vendase Rial dhe Lirën turke nëpërmjet sistemit Swap.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, pas kontratës së nënshkruar mes BQI dhe BQT ditën e hënë u hap garancia e parë bankare për transaksionet bankare në formën Swap. Banka Qendrore e Iranit lidhur me këtë ka thënë: Për kryerjen e transaksioneve bankare me anë të sistemit Swap, nuk është e nevojshme përdorimi një valute tjetër si dollari apo euro-ja. Përveç kësaj kryerja e transaksioneve bankare me këtë metodë ul në minimum riskun për afaristët e Iranit dhe të Turqisë. Duke pasur parasysh nivelin e madh të shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe Turqisë që kap shifrën 6 miliard dollarë, përdorimi i monedhës vendase nëpërmjet sistemit Swap u jep ndihmesë të madhe bankave dhe afaristëve iranianë dhe ata turq.