Fillojnë ceremonitë e Ditës së Armatës Kombëtare të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73354-fillojnë_ceremonitë_e_ditës_së_armatës_kombëtare_të_iranit
Ceremonitë e Ditës së Armatës Kombëtare të Iranit filluan të mërkurën në mëngjes në prani të presidentit iranian Hasan Ruhani në Mauzoleun e themeluesit të ndjerë të Republikës Islamike të Iranit Imam Khomeini.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2018 07:58 Europe/Tirane
  • Fillojnë ceremonitë e Ditës së Armatës Kombëtare të Iranit

Ceremonitë e Ditës së Armatës Kombëtare të Iranit filluan të mërkurën në mëngjes në prani të presidentit iranian Hasan Ruhani në Mauzoleun e themeluesit të ndjerë të Republikës Islamike të Iranit Imam Khomeini.

Në ceremoninë e sotme ishin të pranishëm një numër komandantësh të lartë të forcave të armatosura të Iranit. Është planifikuar që në këtë ceremoni disa njësi tokësore, detare dhe ajrore të Ushtrisë së Iranit si dhe të Forcave të Mbrojtjes Ajrore Khatam-ul Anbija të mbajnë një paradë dhe të shfaqin aftësitë e tyre operacionale dhe mbrojtëse. Për më tepër, disa arritje të reja të ushtrisë do të shfaqen për publikun gjatë ceremonisë.