Çfarë është kjo? Raketa inteligjente iraniane surprizon vëzhguesit
Një raketë cruise e prezantuar në paradën e Ditës së Ushtrisë së Iranit të mërkurën ka habitur vëzhguesit perëndimorë.
Raketat mund të aktivizohen vetëm nga ajri dhe "udhëzohen me metodën elektro-optike", sipas një shenje të shkruar në persisht. Përtej kësaj, specialistët po hulumtojnë për të përcaktuar natyrën e plotë të armës së re iraniane, shkruan agjencia e lajmeve Sputnik. Kjo agjenci shkruan: Raketa e paidentifikuar ka arritur rrallë në sy të publikut, megjithëse mund të ketë qenë e promovuar në vitin 2014. Sistemi i saj udhëzues elektro-optik mund të japë objektiva edhe kur raketa ndodhet 62 milje larg nga avioni që e ka lëshuar atë, sipas tabelës së shkruar në persisht. "Nëse është një raketë me telekomandë elektro-optike, mund të jetë e ngjashme me raketën Delilah të Izraelit, e cila nuk duhet të ketë një objektiv të zgjedhur përpara se të lëshohet, por mund të gjejë një ose t'i caktohet një objektiv nga një sistem i largët komandimi dhe udhëhiqet nga rreze infra të kuqe", shkruan Sputnik duke shtuar: Presidenti iranian e siguroi popullin e tij se Irani do të "prodhojë çfarëdo arme që nevojitet për mbrojtje, pa marrë lejen e askujt".