Zarif: Irani ka opsione që do t'a bëjnë për keqardhje Amerikën
Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif thotë se, në rast të daljes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Irani ka zgjidhje të shumta brenda dhe jashtë marrëveshjes, që do t'a bëjnë për keqardhje Amerikën.
Duke folur me gazetarët pas mbërritjes në Nju Jork të enjten mbrëma për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për ruajtjen e paqes, Zarif tha se politikat e gabuara të Shteteve të Bashkuara mund t'a çojnë rajonin në një pikë shumë të rrezikshme veçanërisht në Siri. Zarif tha se prania e tij në Nju Jork do t'i japë atij një mundësi për të zhvilluar bisedime me mendimtarë, media, kryeredaktorë dhe elita politike jashtë administratës amerikane. Duke iu referuar marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe G 5+1, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit dhe daljes së mundshme të SHBA nga marrëveshja, Zarif tha se Republika Islamike me siguri do të veprojë bazuar në interesat e saj dhe ka zgjidhje të shumta brenda dhe jashtë marrëveshjes.