Urim për përvjetorin e lindjes së hazretit Abas Ali (as)
Sot, e shtunë, më 4 Sha'ban të vitit 1439 Hixhri Kameri, që përkon me 21 Prill 2018, është ditëlindja e hazretit Abolfazl al-Abbas (as), i njohur si Abas Aliu.
Më 4 Shab'an të vitit 26 Hixhri Kameri, lindi në qytetin e Medines hazreti Abas Ali, i njohur si "Abolfazl, Hëna e Beni Hashimëve, Flamurtari i Qerbelasë", njëri nga bijtë e Imam Aliut (as), Imami i parë i myslimanëve shi'itë të botës . Abas Aliu është një nga figurat më epike të kryengritjes së Qerbelasë, i cili me trimëri, sakrificë dhe martirizim, dëshmoi me sinqeritet dashurinë dhe përkushtimin ndaj Imamit të kohës së tij, duke ofruar një model të besnikërisë për ithtarët e rrugës së të vërtetës. Besimtarët nga mbarë Irani duke u tubuar në qendrat fetare dhe kulturore të vendit marrin pjesë në festimet e ditëlindjes së hazretit Abas Ali (as). Me këtë rast, Radio-Televizioni i Republikës Islamike të Iranit i uron të gjithë myslimanët dhe njerëzit liridashës në botë, për përvjetorin e lindjes së flamurtarit të dashurisë dhe sakrificës.