Amir Hatami: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut nuk ndikohen nga djallëzitë ndërhyrëse
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73634-amir_hatami_marrëdhëniet_mes_iranit_dhe_irakut_nuk_ndikohen_nga_djallëzitë_ndërhyrëse
Ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, pasi theksoi se marrëdhëniet Iran-Irak janë të forta vuri në dukje se këto marrëdhënie nuk mund të ndikohen nga djallëzitë ndërhyrëse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 22, 2018 04:36 Europe/Tirane
  • Amir Hatami: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut nuk ndikohen nga djallëzitë ndërhyrëse

Ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, pasi theksoi se marrëdhëniet Iran-Irak janë të forta vuri në dukje se këto marrëdhënie nuk mund të ndikohen nga djallëzitë ndërhyrëse.

Amir Hatami, në përfundim të vizitës së tij në Irak ka thënë; Lidhjet kulturore, fetare dhe historike mes dy vendeve janë të shumta dhe ato krijojnë kushtet për bashkëpunim sa më të madh mes Iranit dhe irakut. Ministri I mbrojtjes I Republikës Islamike të Iranit lidhur me takimet që pati me ministrat e brendshëm, të mbrojtjes, telekomunikacionin dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare të Irakut ka thënë: Në këto takime janë diskutuar çështje të ndryshme mes tyre forcimi i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë së Iranit dhe Irakut. Gjeneral Hatami ditën e mërkurë ka vizituar Irakun ku mori pjesë në takimin katërpalësh të përfaqësuesve të Iranit, Irakut, Rusisë dhe Sirisë. Irani, Rusia Siria dhe Iraku prej vitit 2015 kanë krijuar një koalicion katërpalësh në fushën e sigurisë dhe atë informative dhe luftën kundër terrorizmit. Deri tani janë organizuar 4 raunde takimesh të këtij koalicioni.