Martirizohet një pjesëtar i forcave të rendit të Iranit
Prill 23, 2018 03:02 Europe/Tirane
Një pjesëtar i forcave të rendit të provincës Kerman në jug të Iranit, u martirizua dje në darkë pas një konflikti të policisë iraniane me një grup trafikantësh të drogës.
Firuz Sharki zëdhënës i forcave të rendit të provincës Kerman ka thënë se polici Murteza Askari’zade u martirizua dje në përleshje me një bande trafiku droge në fshatin Bahram’xherd. Ceremonia për varrosjen e këtij martiri do të mbahet ditën e enjte në Kerman. Republika Islamike e Iranit në luftën kundër trafikut të drogës në botë ka dhënë 3 mijë policë martirë dhe me qindra të tjerë të plagosur. OKB e cilëson Iranin si flamurtarin e luftës kundër drogës.
Tags