Ruhani: Amerika dhe perëndimi synojnë plaçkitjen e resurseve të botës arabe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73898-ruhani_amerika_dhe_perëndimi_synojnë_plaçkitjen_e_resurseve_të_botës_arabe
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se amerikanët dhe perëndimorët synojnë vetëm plaçkitjen e resurseve dhe pasurive të botës arabe. Hasan Ruhani të mërkurën në ceremoninë e manifestimit të ngjarjes "Tabrizi 2018" në veriperëndim të Iranit, tha se dhuna dhe vrasjet që po kryejnë sionistët kundër popullit të shtypur të Palestinës janë rezultat i vizionit të gabuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2018 08:35 Europe/Tirane
  • Ruhani: Amerika dhe perëndimi synojnë plaçkitjen e resurseve të botës arabe

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se amerikanët dhe perëndimorët synojnë vetëm plaçkitjen e resurseve dhe pasurive të botës arabe. Hasan Ruhani të mërkurën në ceremoninë e manifestimit të ngjarjes "Tabrizi 2018" në veriperëndim të Iranit, tha se dhuna dhe vrasjet që po kryejnë sionistët kundër popullit të shtypur të Palestinës janë rezultat i vizionit të gabuar.

Z. Hasan Ruhani shtoi: "Disa vende të rajonit po mendojnë se Shtëpia e Bardhë duhet të vendosë për rajonin e Azisë Perëndimore dhe besojnë se një regjim i dhunshëm dhe uzurpues përgjithmonë mund të pushtojë një pjesë të popullit të këtij rajoni. Faktorët e huaj nuk kanë krijuar kurrfarë sigurie për rajonin e Lindjes së Mesme. Shkatërrimi i Afganistanit, sulmet tokësore dhe ajrore kundër Irakut, pushtimet e terrorizmit në rajon dhe avionët luftarakë dhe bombat që i janë dhënë Arabisë Saudite, janë disa prej rezultateve të pranisë së faktorëve të huaj në rajon. Irani ka vërtetuar për botën se nuk synon të prodhojë armë të shkatërrimit në masë. Bashkëpunimi i gjerë dhe konstruktiv i Iranit me botën nuk është vetëm për shkak të marrëveshjes bërthamore, por Republika Islamike e Iranit në bashkëpunim me botën, gjithnjë ka synuar realizimin e interesave të përbashkët",- tha ndër të tjera z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit.