Mogherini: Marrëveshja me Iranin duhet të ruhet
(last modified Wed, 25 Apr 2018 11:35:28 GMT )
Prill 25, 2018 13:35 Europe/Tirane
  • Mogherini: Marrëveshja me Iranin duhet të ruhet

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se marrëveshja aktuale bërthamore me Iranin po funksionon dhe se ajo duhet të ruhet.

Komentet e saj vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për marrëveshje të re me Teheranin. Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është dakorduar të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.  Mogherini, e cila e ka mbrojtur me vendosmëri marrëveshjen, tha se ajo po funksionon dhe se është thelbësore për sigurinë evropiane. "Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, do të shohim në të ardhmen. Por, tani ekziston një marrëveshje, po funksionon dhe ajo duhet të ruhet", tha Mogherini. Marrëveshja bërthamore është nënshkruar në vitin 2015 nga Irani, SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Tags