Shamkhani: Politika e Amerikës, është destabilizimi i rajonit të Azisë Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73914-shamkhani_politika_e_amerikës_është_destabilizimi_i_rajonit_të_azisë_perëndimore
Sekretari i Këshillit për Siguri Kombëtare të iranit deklaroi se politika e Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore, është administrimi i pasigurisë dhe destabilizimi i rajonit për të vazhduar praninë dhe për të zgjeruar bazat ushtarake dhe për të shitur armatimet njëkohësisht me ndërhyrjen në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 25, 2018 09:14 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Politika e Amerikës, është destabilizimi i rajonit të Azisë Perëndimore

Sekretari i Këshillit për Siguri Kombëtare të iranit deklaroi se politika e Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore, është administrimi i pasigurisë dhe destabilizimi i rajonit për të vazhduar praninë dhe për të zgjeruar bazat ushtarake dhe për të shitur armatimet njëkohësisht me ndërhyrjen në rajon.

Ali Shamkhani të mërkurën në takimin e nëntë të drejtuesve të lartë të sigurisë së pesë kontinenteve që po zhvillohet në Soçi të Rusisë, ka thënë: "Amerika si eksportuesi më i madh i armatimeve dhe municionit, e ka shndërruar rajonin e Lindjes së Mesme në një depo të armëve dhe barutit. Krizat e rajonit të Lindjes së Mesme si ajo e Sirisë, Jemenit, Afganistanit dhe kriza të tjera në botë si ajo e Libisë dhe ajo në Gadishullin Korean nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër, përveç dialogut dhe rrugëve politike. Ekzistenca e këtij perceptimi të gabuar në mendjen e disa sunduesve që mendojnë se me anë të luftës mund t'i zgjidhin këto kriza, është bërë shkak që rrugëzgjidhja politike të neglizhohet në masë të madhe. Në vend të koalicionit për luftë, duhet formuar koalicioni për paqe, miqësi dhe vëllazëri dhe në vend që kapitalet e vende të ndryshme të shpenzohen në rivalitetin dhe konkurrencën për armatime, ato duhet të shpenzohen në rrugën e zhdukjes së varfërisë dhe ngritjes së mirëqenies së njerëzve. Kontinenti i Azisë dhe sidomos rajoni i Azisë Perëndimore ka nevojë për një strukturë dhe për një mekanizëm të bashkëpunimeve politike, të sigurisë dhe ushtarake në mënyrë të ketë mundësi pa ndërhyrjen e faktorëve të jashtëm, t'i zgjidhë mosmarrëveshjet dhe të shuajë zjarrin e luftës. Njohja e Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e Amerikës nuk është në kuadër të zgjidhjes së krizës së Palestinës, por në kuadër të ndezjes më të madhe të zjarrit të luftës në Palestinë"-, tha ndër të tjera admiral Ali Shamkhani.