Kasemi: Irani mirëpret normalizimin e marrëdhënieve mes dy Koreve
(last modified Sat, 28 Apr 2018 05:56:04 GMT )
Prill 28, 2018 07:56 Europe/Tirane
  • Kasemi: Irani mirëpret normalizimin e marrëdhënieve mes dy Koreve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Teherani gjithmonë ka kërkuar eliminimin e tensioneve në gadishullin korean dhe mirëpret përpjekjet e liderëve të dy Koreve për përmirësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Phenianit dhe Seulit.

Berham Kasemi, përmendi zhvillimet pozitive të ditëve të fundit në gadishullin Korean dhe tha: Irani, takimin e fundit të liderëve të Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut e cilëson hap në rrugë e duhur për arritjen e paqes dhe të sigurisë së qëndrueshme të rajonit dhe të botës. Politika parimore e Iranit është kundërshtimi i prodhimit, posedimit, depozitimit dhe e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe për këtë Teherani mbështet çdo përpjekje për eliminimin e të tilla armëve në botë. Irani është i mendimit se faza e re dhe historike e eliminimit të tensioneve në gadishullin korean, duhet të ndiqet në formë inteligjente dhe pa ndërhyrjen dhe nxitjen e vendeve jashtë rajonit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera përmendi politikën dhe veprimtarinë e presidentit amerikan gjatë viteve të fundit dhe mos respektimin e normave dhe dispozitave ndërkombëtare nga ana e tij dhe tha: Eksperienca e 40 viteve të Republikës Islamike të Iranit dhe sidomos eksperienca e fundit në çështjen e marrëveshjes bërthamore tregon se qeveria amerikane nuk është një faktor i besueshëm, e cila nuk e sheh të nevojshme zbatimin e normave dhe angazhimeve ndërkombëtare dhe si rezultat kjo qeveri nuk është në gjendje që të përcaktojë rezultatin e dialogut dhe bashkëpunimit të vendeve të tjera. Behram Kasemi ndër të tjera tha: Për këtë ne jemi tepër të bindur se eliminimi i tensioneve në gadishullin Korean duhet të bëhet pa ndërhyrjet dhe nxitjet e mundshme të Amerikës dhe duhet të ndiqet vetëm nga liderët e dy Koreve.

Tags