250 banka evropiane lidhen me bankat iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74140-250_banka_evropiane_lidhen_me_bankat_iraniane
Përgjegjësja e sektorit për Iranin në projektin "Perspektiva e Iranit në Bashkimin Evropian" ka theksuar se vendet anëtare të BE do të respektojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit dhe shtoi se 250 banka evropiane janë kanë krijuar lidhje me bankat iraniane.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 28, 2018 08:44 Europe/Tirane
  • 250 banka evropiane lidhen me bankat iraniane

Përgjegjësja e sektorit për Iranin në projektin "Perspektiva e Iranit në Bashkimin Evropian" ka theksuar se vendet anëtare të BE do të respektojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit dhe shtoi se 250 banka evropiane janë kanë krijuar lidhje me bankat iraniane.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi Ane Mari Fander Hidden, përgjegjësja e sektorit për Iranin në projektin "Perspektiva e Iranit në Bashkimin Evropian", të shtunën në konferencën e gjashtë tregtare dhe bakare të Iranit dhe Evropës që po zhvillohet në Teheran, në lidhje me marrëdhëniet bankare mes të dy palëve, deklaroi: "Irani duhet të jetë i sigurt se besimi i bankave evropian tani është fituar dhe bankat evropiane kanë hyrë në bashkëpunimin ekonomike me Iranin. Shumë prej bankave evropiane kanë krijuar kanalet për bashkëpunim me Iranin dhe në këtë mënyrë kanë zgjeruar marrëdhëniet e tyre me Republikën Islamike të Iranit". Përgjegjësja e sektorit për Iranin në projektin "Perspektiva e Iranit në Bashkimin Evropian" gjithashtu kërkoi bashkëpunimin e Iranit me grupin e projektit për veprim financiar FATF për zbatimin e rregullave për luftë kundër pastrimit të parave dhe harmonizimin e rregullat e sistemit bankar ndërkombëtar, ndërsa theksoi: "Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Iranin në fushën e investimeve të vogla dhe të mesme".