Tre banka iraniane themelojnë degët e tyre në Gjermani
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Gjermani, ka thënë: Bankat iraniane "Lindja e Mesme", "Saman" dhe "Sina", bankat iraniane kanë për qëllim të krijojnë degë me partnerët e huaj të Iranit, veçanërisht me Evropën, në mënyrë që të lehtësojnë marrëdhëniet tregtare me Iranin.
Ali Maxhedi, në një intervistë me IRNA të dielën, ka deklaruar: "Sipas planit, Banka 'Lindja e Mesme" do të vendoset në qytetin e Mynihut dhe Saman Bank në qytetin e Frankfurtit, ndërsa banka Sina ende nuk ka vendosur se në cilin qytet do të operojë. Ambasadori i Iranit në Gjermani, tha: "Pas zbatimit të Programit të Përbashkët të veprimit", janë aktivizuar Banka Kombëtare e Iranit në Hamburg, dega e bankës Sepah në Frankfurt, në fushën e tregtisë së jashtme dhe operacioneve të këmbimit valutor të Iranit.