Ruhani: Komploti më i rëndësishëm i armiqve është krijimi i zhgënjimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74228-ruhani_komploti_më_i_rëndësishëm_i_armiqve_është_krijimi_i_zhgënjimit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se komploti më i rëndësishëm i armiqve kundër popullit iranian është krijimi i pesimizmit dhe zhgënjimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 29, 2018 09:19 Europe/Tirane
  • Ruhani: Komploti më i rëndësishëm i armiqve është krijimi i zhgënjimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se komploti më i rëndësishëm i armiqve kundër popullit iranian është krijimi i pesimizmit dhe zhgënjimit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani të dielën në ceremoninë e manifestimit të ditës së punëtorëve dhe vlerësimit të punëtorëve shëmbëlltyrë të Iranit, vuri në dukje deklaratat anti-iraniane të funksionarëve amerikan dhe deklaroi: "Me shpresë, punë dhe sukses më të madh, do ta përfundojmë këtë vit dhe pavarësisht dëshirës së armiqve, 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik do ta manifestojmë në mënyrë më madhështore".