Ruhani: Komploti më i rëndësishëm i armiqve është krijimi i zhgënjimit
Prill 29, 2018 09:19 Europe/Tirane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se komploti më i rëndësishëm i armiqve kundër popullit iranian është krijimi i pesimizmit dhe zhgënjimit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani të dielën në ceremoninë e manifestimit të ditës së punëtorëve dhe vlerësimit të punëtorëve shëmbëlltyrë të Iranit, vuri në dukje deklaratat anti-iraniane të funksionarëve amerikan dhe deklaroi: "Me shpresë, punë dhe sukses më të madh, do ta përfundojmë këtë vit dhe pavarësisht dëshirës së armiqve, 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik do ta manifestojmë në mënyrë më madhështore".
Tags