Sot hapet panairi ndërkombëtar i librit në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74374-sot_hapet_panairi_ndërkombëtar_i_librit_në_teheran
Sot në kompleksin Imam Khomeini (ra) në Teheran është hapur panairi i 31-të ndërkombëtar i librit i titulluar “Thuaji jo mos leximit të librit”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 01, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Sot hapet panairi ndërkombëtar i librit në Teheran

Sot në kompleksin Imam Khomeini (ra) në Teheran është hapur panairi i 31-të ndërkombëtar i librit i titulluar “Thuaji jo mos leximit të librit”.

Jahja Dehkani, drejtuesi ekzekutiv i panairit të 31-të ndërkombëtar të librit në Teheran ka thënë:  Sivjet në panairin ndërkombëtar të librit janë prezantuar 487 mijë libra nga botues vendas e të huaj. Në sektorin vendas janë botuar 2 mijë e 500 lloje librash që janë të ndarë në 4 sektorë, arsimor, universitar, për fëmijë dhe libra të përgjithshëm. Sa i përket sektorit të huaj, z. Dehkani tha: në këtë sektor kanë marrë pjesë 86 botues arabë me 37 mijë libra dhe 46 botues në gjuhën latine me 120 mijë libra. Panairi ndërkombëtar i librit në Teheran do të jetë i hapur nga 2 deri më 12 maj në Teheran.